“Super e marta” e Presidencialeve në SHBA, sot votohet në 14 shtete

Nga A2 CNN
3 Mars 2020, 15:57 | Bota
“Super e marta” e Presidencialeve në SHBA, sot votohet në

Është dita më e rëndësishme deri më tani në fushatën presidenciale të 2020-ës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sot votojnë 14 shtete dhe Samoa amerikane për kandidatin e preferuar demokrat, në atë që njihet si “Super e marta”. Fitorja në Karolinën e Jugut në fundjavë, përmirësoi pozitat e Joe Biden.

“Çohuni! Le ta marrim mbrapsht këtë vend. Jemi Shtete e Bashkuara të Amerikës dhe mund të bëjmë gjithçka të bashkuar”, tha Biden.

Të hënën, ish-zëvendëspresidenti siguroi mbështetjen e kandidatëve të tjerë që u tërhoqën nga gara.

“Nuk mund të mendoj një mënyrë më të mirë për t’i dhënë fund fushatës time”, tha Amy Klobuchar.

Senatorja Elizabeth Warren e kaloi të hënën në shtetin e pasur me delegatë të Kalifornisë. “Duhet të mundim Trump-in dhe të ofrojmë ndryshim real në janar të 2021”, tha Warren.

Ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg tha se duhet te jesh menaxher dhe ekzekutiv për të qenë president. “Unë mund ta mund Trump-in dhe nuk e di nëse ndonjë prej kandidatëve të tjerë është në gjendje ta bëjë”, tha Bloomberg.

Sa i përket kandidatit favorit: “Ne po realizojmë fushatën më të fortë në historinë moderne të SHBA-së”, u shpreh Bernie Sanders.

Senatori Bernie Sanders e nis “Super të martën” me më shumë delegatë se Biden.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos