
Dy deputetë demokratë, Flamur Hoxha dhe Lefter Gështenja, hodhën idenë e një drejtimi kolegjial për Partinë Demokratike, si në mënyrë e bashkimit të partisë, por Sali Berisha është kategorikisht kundër. Ai tha se kjo është një tezë e hedhur fillimisht nga Yuri Kim, që e quan “guvernatorë”, duke theksuar është do ta shkatërronte edhe më tej opozitën.
“Idenë e drejtimit kolegjial e ka dhënë për herë të parë guvernatorja Yuri Kim. Idetë e saj i konsideroj shkatërrimtare për opozitën. Unë di që drejtimi i forcës politike dhe çdo force politike buron nga gara e hapur dhe e ndershme, për të cilën nuk kam asnjë rezervë. Drejtimi kolegjial është vetëm një shkatërrim i një opozite. Gjithçka zhvillohet nga viti 2017 gjer më sot, është skenari i shkatërrimi i opozitës, për të shkatërruar kombin shqiptar. Nuk ka filluar ky shkatërrim me shpalljen non-grata të Berishës, ka filluar me kontraktimin e McGonigal, njeriut më të fuqishëm të kundërzbulimit në SHBA dhe ka vazhduar me angazhimin e McGonigalit me fustan.
Kjo parti e provoi veten në këto zgjedhje, duke ia zhdukur emrin, kryetarin e koalicionit, duke ia zhdukur komisionerët, mblodhi mbi gjysmë milionë idealistë”, tha Berisha.
Ai thotë se zgjidhja duhet të vijë përmes garës, e për rrjedhojë theksoi se “Primaret” e shpëtuar PD-në.
“Çfarë e shpëtoi PD-në? Primaret e shpëtuan atë. Ndaj dhe përshëndes të gjithë ata deputetë të cilët mbështetën kandidatët e primareve, u ngritën mbi presionit primitive të Basha-Bravës dhe Edi Ramës dhe mbështetën kandidatët e primareve. Kjo bën një bazë për bashkimin e forcave demokratike, përveç dy pengjeve për të cilët nuk ia vlen të flasësh më për ta”, deklaroi ish-kryeministri.
Më herët, në një intervistë në A2 CNN, deputeti dhe njëkohësisht anëtari i kryesisë, Flamur Hoxha, tregon se formula e bashkimit të grupimeve në PD mund të nisë me përcaktimin e një drejtimi kolegjial nga të dyja palët. Të njëjtin mendim ndan edhe deputeti Lefter Gështenja, i cili kërkon edhe analizë për situatën ku ndodhet PD-ja. (A2 Televizion)