Pasi humbi zgjedhjet më 14 maj, “Rithemelimi” ndryshon slogan

Nga A2 CNN
2 Qershor 2023, 12:13 | Politikë
Pasi humbi zgjedhjet më 14 maj, “Rithemelimi” ndryshon slogan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka vijuar akuzat se procesi zgjedhor i 14 majit ka qenë i manipuluar, e nisur nga kjo, “Rithemelimi” ka vendosur që të ndryshojë edhe sloganin që do i shoqërojë për muajt në vijim, deri në përfundim të analizës të procesit zgjedhor që kanë nisur të bëjnë.

“Pa zgjedhje të lira, nuk ka zgjidhje”, është slogani i ri i “Rithemelimit”.

Pas përfundimit të zgjedhjeve, ku koalicioni “Bashkë Fitojmë” mori vetëm 7 bashki, Sali Berisha ka deklaruar se do të hetojë qendër për qendër për të vërtetuar se 14 maji ishte një “farsë elektorale”. Se sa do të zgjasë kjo analizë nuk dihet, e ndërsa në përfundim të saj, Sali Berisha ka bërë me dije se do të votëbesohet, ashtu siç e kërkon statuti i Partisë Demokratike të ndryshuar në dhjetor prej tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos