
Do të duhej të ishte një ekspozitë me librat e ndaluar, por në oborrin e pasmë të “Shtëpisë me gjethe” gjen vetëm urdhrat e ndalimit të këtyre librave. Ministria e Kulturës dhe drejtoria e arkivave ka rikthyer në vëmendje ekspozitën e muajit shkurt realizuar në Bibliotekën Kombëtare, por ky rikthim sërish nuk ishte i plotë. Aty nuk gjeje asnjë nga librat e ndaluar.
Periudha më e vështirë për letërsinë, shkrimtarët dhe përkthyesit që jetuan e punuan gjatë sistemit diktatorial rrëfehet vetëm përmes këtyre stendave, ndaj nëse nuk e keni shijuar ekspozitën e gjashtë muajve më parë, në këtë ekspozitë mund të mësoni diçka për librat e ndaluar, por nuk do të gjeni asnjë prej tyre aty. Në “Shtëpinë me gjethe”, në godinën që për një kohë të gjatë në Shqipërinë komuniste ka shërbyer për të përgjuar thuajse gjithë popullin. (A2 Televizion)