
“Onufri remade”, Onufri i rikrijuar, i rikonceptuar, është konkursi më i ri në artet vizuale. Pas një mungese disavjeçare në Galerinë e Arteve, artistë si Ardian Isufi e Elton Koritari përpiqen ta rijetëzojnë këtë frymë mes artistëve.
Përtej një konkursi dhe një çmimi, tradita e kësaj ngjarjeje artistike ishte edhe ekspozimi, por thuajse në pamundësi për t’i ekspozuar veprat në Shqipëri, Ardian Isufi shpjegon se si Galeria Kombëtare e Kosovës hapi dyert për artistët. (A2 Televizion)