
Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Z. Ervin Mete, informoi sot Kuvendin se “pandemia solli një rritje të numrit të mjeteve të pasiguruara, në afro 22%, shifër që përbën një risk sistemik për Fondin e Kompensimit dhe për gjithë tregun e sigurimeve”.
“Kostot e krijuara për këtë fond nga mjetet e pasiguruara transferohen tek mbajtësit e rregullt të policave të sigurimit, duke reflektuar në primin e tyre të sigurimit. Ndaj, kërkohet veprim në këtë aspekt”, tha Mete. (A2 Televizion)