Izolimi i natës e gjeti Tiranën pa zhurmën që i jepte kuptimin kryeqytetit të shqiptarëve. Pas orës 22:00, lëvizjet ishin të rralla, ndonjë taksi dhe vetëm postblloqe policie që kontrollonin lëvizjet e automjeteve të pakta.
Mbyllje edhe në periferi. Por dikush ende punonte. Në hyrje të Tiranës, kontrolle. Mes orës 23:00, rruga e njohur e “Myslym Shyrit” ishte krejt e zbrazët.
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” përjetoi edhe një herë karantinën e parë. Rrugë që pastrohen nga gjethet, policë që kontrollojnë për dokumente…
Për nga Universiteti, po ashtu kishte patrrulla…
Pothuajse në mesnatë, kalimtarë të rrallë, që sapo kishin lënë punën dhe nxitonin për në shtëpi, komentojnë këtë natë të parë izolimi: “Më duket pa kuptim. Nuk është orari i duhur, tani në dimër nuk ka lëvizje pas orës 22:00”.
Mbyllja e përkohshme duket se po respektohet masivisht që në momentet e para kur hyri në fuqi e kështu do të vazhdojë përgjatë këtij nëntori. (A2 Televizion)