Dritan Mehmeti merr drejtimin e “nëndetëses”

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 22:28 | Futboll
Dritan Mehmeti merr drejtimin e “nëndetëses”

Pas largimit të Nevil Dedes, Dinamo nuk ka humbur kohë dhe ka emëruar menjëherë trajnerin e ri. Ai është Dritan Mehmeti, për të cilin është një rikthim në shtëpi. Ai e ka drejtuar “nëndetësen” në vitet 2013-2015 po në Kategorinë e Parë.

Këtë herë, pjesë e stafit teknik të Dinamos do të jetë edhe Luan Pinari, gjithashtu një ish-lojtar i Dinamos.

“Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri.

FK Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë.

Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.

Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.

Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari”, njoftoi klubi blu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos