Barcelona merr lajmin e keq para Klasikes

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 13:29 | Futboll
Barcelona merr lajmin e keq para Klasikes

Lajm shumë i keq për Barcelonën para Klasikes ndaj Real Madrid për Kupën e Spanjës, që do të luhet të enjten.

Sipas mediave sportive spanjolle, Robert Lewandowski do të mungojë në këtë përballje për shkak të një dëmtimi muskular që pësoi në humbjen 1-0 ndaj Almerias.

Gjithashtu, sulmuesi polak nuk do të jetë as për ndeshjen ndaj Valencias, që luhet të dielën.

Mungesa e Lewandowskit bëhet edhe më e rëndë pasi i bashkohet atyre të Pedri dhe Dembele. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos