Marrëveshje deri në 2027, Napoli gati kontratën e re për Rrahmanin, mungon vetëm firma

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2023, 11:36 | Futboll
Marrëveshje deri në 2027, Napoli gati kontratën e re për

Napoli po mendon që tani për të blinduar Amir Rrahmanin në skuadër.

Mbrojtësi shqiptar ka një kontratë me napolitanët deri në vitin 2024, por drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet që tani për të bindur futbollistin kosovar të qëndrojë.

 Siç bëhet me dije, napolitanët janë gati t'i ofrojnë rinovimin e kontratës deri në verën e vitit 2027 dhe duket se kjo ofertë është mbetur nga Rrahmani i cili me shumë gjasa gjatë muajit mars do të hedhë firmën në marrëveshjen e re.

Amir Rahmani është kthyer në një pikë kyçe për skuadrën e Spalletit, që këtë sezon nuk po njeh kundërshtar dhe po marshon e qetë drejt titullit kampion në Serie A. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos