Dritëro Agolli, vepra e tij krijoi traditën e re në letërsinë shqiptare

Nga A2 CNN
13 Tetor 2022, 07:07 | Aktualitet
Dritëro Agolli, vepra e tij krijoi traditën e re në

Krijimtaria letrare e Dritëro Agollit është e pasur në gjini të ndryshme si poezi, poema, tregime, romane, por edhe drama e skenarë filmash, që e kanë bërë fitues të disa çmimeve.

Dritëro Agolli hyri në letërsinë shqiptare në vitet ‘60 si protagonist i padiskutueshëm i saj. Ai u bë poeti i tokës dhe i dashurisë, shkrimtar i filozofisë dhe i dhimbjes njerëzore.

Vepra letrare e Dritëro Agollit krijoi traditën e re të letërsisë shqiptare dhe u përkthye në disa vende të botës.

Frazeologjia e pasur popullore dhe filozofia jetësore, e bëjnë përgjithësisht tërë veprën letrare të Agollit sot për sot, ndër më të lexuarën dhe atë vetë, ikonën të letrave shqipe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos