
Gjykata e Apelit Tiranë kthen në qeli Marson Muratajn, menaxheri i shitjeve në kompaninë, në kontejnerët e së cilës u zbuluan 119 kg kokaine nga Ekuadori.
Apeli vendosi të ndryshojë masën e sigurisë "arrest në shtëpi", dhënë më herët për Muratajn, në masën e "arrestit në burg".
Kokaina u sekuestrua më 30 dhjetor. Për këtë rast, u arrestuan 3 persona, Hasan Salihu, 63 vjeç, Gëzim Kalaja, 31 vjeç, banues në Tiranë, drejtues të automjeteve të firmës dhe Marson Murataj, 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i firmës së bananeve. (A2 Televizion)