Tentuan të vrisnin me thikë 45-vjeçarin, arrestohen dy vëllezër në Selitë

Nga A2 CNN
15 Mars 2022, 13:51 | Kronikë
Tentuan të vrisnin me thikë 45-vjeçarin, arrestohen dy

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e Policisë së kryeqytetit pasi, tentuan të vrasin me thikë një 45-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Prokop Mima" në Selitë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, vëllezërit e moshës 23 dhe 26 vjeç kanë tentuar të vrasin me thikë 45-vjeçarin me iniciale V. M.

Polica ka sekuestruar thikën, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos