Makina aksidentohet në Bathore, plagosen dy pasagjerë, drejtuesi largohet nga vendngjarja

Nga A2 CNN
14 Mars 2022, 16:21 | Kronikë
Makina aksidentohet në Bathore, plagosen dy pasagjerë, drejtuesi

Një aksident me pasojë dy persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së hënës në Bathore.

Policia bën të ditur se një automjet ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar pasagjerët, shtetasit S. R., dhe E. M., të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos