Një aksident rrugor ka ndodhur para pak minutash në superstradën Lezhë – Shkodër.
Një automjet i drejtuar nga shtetasi I.M, banues në Shëngjin, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin P. D.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Balldrenit, dhe sipas informacioneve drejtuesi i motoçikletës ka mbetur i dëmtuar rëndë dhe është transportuar me urgjencë për në spitalin e Lezhës. (A2 Televizion)