I futet në shtëpi të moshuarve me sëpatë në dorë, arrestohet 47-vjeçari në Fier

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 11:06 | Kronikë
I futet në shtëpi të moshuarve me sëpatë në

Policia e Fierit ka arrestuar një 47-vjeçar në fshatin Pishë të Fierit, pasi i hyri në shtëpi me sëpatë në dorë një çifti të moshuarish për t’i grabitur.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier pas telefonatës së marrë rreth orës 23:00, se në fshatin Pishë të Fierit kishte ndodhur një vjedhje me dhunë, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje së bashku me grupin hetimor. Policia bëri të mundur identifikimin e autorit dhe pas disa orë ndjekjeje dhe kërkimesh bëri të mundur lokalizimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit P. Dh., 47 vjeç, banues në Pishë”, lexohet në komunikatën e policisë.

Sipas policisë, 47-vjeçari është futur me forcë duke thyer derën e banesës së shtetasit V. P., 70 vjeç, dhe nën kërcënimin e sëpatës ka arritur të marrë me dhunë 30 mijë lekë të reja dhe më pas është larguar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos