
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Velipojë, ku një pushues nga Kosova është mbytur në plazh këtë pasdite.
Sipas dëshmive, i moshuari sapo kishte hyrë në det dhe ka pësuar infarkt që nuk i ka lënë mundësi shpëtimi.
Ndonëse pushues të gjendur afër kanë shkuar me shpejtësi për t’i ardhur në ndihmë, ndërhyrja e tyre ka qenë e kotë pasi i moshuari ka ndërruar jetë menjëherë sapo ka rënë në kontakt me ujin. (A2 Televizion)