Vrasja e 23-vjeçares në 2012, Gjykata jep masën e arrestit me burg për Faik dhe Shkëlzen Buçin

Nga A2 CNN
6 Shtator 2020, 18:57 | Kronikë
Vrasja e 23-vjeçares në 2012, Gjykata jep masën e arrestit me

Të qetë dhe pa shfaqur asnjë shenjë pendese, Faik dhe Shkëlzen Buçi kanë dalë përpara gjykatës për masën e sigurisë për vrasjen e Eglantina Buçit në vitin 2012. Gjatë seancës të dy të pandehurit nuk e kanë pranuar krimin. Gjykata pasi dëgjoi të dyja palët vendosi arrest me burg për babë e bir.

Avokati i të pandehurve deklaroi se ata nuk kanë pasur kontakte me 23-vjeçaren që prej vitit 2009, pasi ajo ishte larguar nga banesa.

Faik Buçi u arrestua pas rrëfimit të një miku të Shkëlzen Buçit, i cili i kishte ndihmuar babë e bir për të vrarë dhe më pas për të varrosur në Malin me Gropa, Eglantina Buçin. Eshtrat e gjetura u dërguan në Kosovë, ku është përfituar një material gjenetik.

ADN-ja përputhej me atë të nënës së viktimës, duke provuar kështu shkencërisht se kufoma e groposur në Malin me Gropa i përkiste 23-vjeçares së zhdukur. Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë fakti se 23- vjeçarja ishte larguar nga banesa për të bashkëjetuar me dikë, pa dëshirën e babait dhe vëllait. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos