Dy rafineri nafte në Arabinë Saudite janë përfshirë nga zjarre të fuqishme në orët e para të së shtunës. Sipas ministrisë së Brendshme të këtij shteti, zjarret janë vënë me anë të dronëve.
Përgjegjësia për sulmet në Abqaiq dhe Khurais ende është e paqartë, por për sulme të mëparshme, të ngjashme, janë fajësuar luftëtarët Houthi, të lidhur me Iranin në Jemen.
Rafineria në Abqaiq vlerësohet si impianti më i madh i përpunimit të naftës në botë. Kamikazë, pjesëtarë të Al Kaedës, tentuan në shkurt të vitit 2006-të të kryenin sulme në këtë rafineri, por dështuan.
Këto ngjarje pritet të rrisin edhe më tej tensionet në Gjirin Persik, në mes të përplasjeve midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit. Në maj të këtij viti, Irani rrëzoi një avion amerikan dhe SHBA ishte në prag të nisjes së sulmeve ajrore ndaj këtij shteti. (A2 Televizion)