Drutë e zjarrit, familjarët po shpenzojnë deri në 8 mijë lekë për metër kub

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 15:26 | Aktualitet
Drutë e zjarrit, familjarët po shpenzojnë deri në 8

Në këto ditë të ftohta, çmimi i druve varion nga 7500 deri në 8 mijë lekë për metër kub. Mungesa e lëndës drusore në vend i detyron tregtarët të importojnë nga Ballkani.

Ky subjekt tregtar funksiononte dikur nëpërmjet marrëveshjes së lidhur me bashkinë për të shitur dru te familjarët. Por me përfundimin e procesit të rrallimit të pyjeve si shërbim kulturor, tregtarët e drurëve po blejnë kryesisht nga Bosnjë-Hercegovina. Importi i drurëve është reflektuar edhe në çmimin e tyre për konsumatorin shqiptar, të cilët e kanë të papërballueshme blerjen e tyre.

Për ekspertin e pyjeve, Ramiz Metaliaj, moratoriumi i vendosur në vitin 2016 nuk është zbatuar, pasi për çdo vit ka pasur abuzime në prerjen e drurëve.

Për të ulur çmimin e druve në treg dhe për të plotësuar kërkesat e familjeve shqiptare, ekspertët sugjerojnë që për çdo vit të ketë rrallim të pyjeve në mënyrë të shëndetshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos