Teatri “Migjeni”, “Mjeshtër i madh”, por rroga e vogël vjen me vonesë

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 15:22 | Aktualitet
Teatri “Migjeni”, “Mjeshtër i madh”, por rroga e

Mund të jesh mjeshtre e madhe, por mund ta marrësh pagën me vonesë. Mund t’i kesh dhënë jetë artistike qytetit tënd për dekada, mund të jesh duartrokitur edhe përtej ekranit nga ata që e duan artin tënd, por edhe paga që nuk i kalon 50 mijë lekë nuk të vjen në kohë. Kështu e ka nisur vitin artistja Merita Smaja.

Të mërkurën e shkuar, u dekorua nga presidenti Meta me titullin “Mjeshtër i madh”, por paga e këtij muaji nuk i mundëson dot një festë me miqtë që ka ndarë skenën.

Kjo ndodh thuajse çdo fillimviti, sqaron artistja e teatrit Migjeni, po sigurisht pa justifikuar disa procedura zyrtare që ndoshta do të duhet të marrin fund tanimë.

E nëse në këtë vështirësi financiare gjendet një mjeshtre e madhe që i ka dedikuar jetën këtij teatri, mendoni pak për teknikun e ndriçimit, atë të skenës, kostumografin dhe të tjera mjeshtra që qëndrojnë pas skene e që presin të paguhen edhe më pak për dedikimin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos