Mbyllet përkohësisht një segment në rrugën e Rinasit

Nga A2 CNN
26 Janar 2022, 09:23 | Aktualitet
Mbyllet përkohësisht një segment në rrugën e Rinasit

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur se si pasojë e punimeve do të mbyllet përkohësisht një segment i rrugës së Rinasit, nga Universiteti Epoka deri në aeroport.

Për këtë arsye, mjetet që do të lëvizin në drejtimin të aeroportit të Rinasit duhet të ndjekin “Rrugën e Vorës”.

“Kërkojmë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, si dhe respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore dhe udhëzimeve të Policisë Rrugore në terren”, thuhet në njoftimin e ARRSH. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos