Provimi i Maturës Shtetërore, del teza e matematikës

Nga A2 CNN
13 Qershor 2023, 10:26 | Aktualitet

Kur kanë kaluar jo më shumë se 30 minuta pas nisjes së provimit të Maturës Shtetërore për lëndën e matematikës, është publikuar sërish një prej varienteve të tezës. Teza është publikuar në rrjetet sociale, në faqen online të “Studentët denoncojnë”.

E njëjta gjë ndodhi edhe në provimin e anglishtes dhe atij të letërsisë. Ndonëse u tha se kësaj here, ishin marrë masa për të parandaluar këtë fenomen të përvitshëm, as kësaj here nuk u arrit që tezat e maturës të mos publikoheshin online, megjithatë sipas ministres së Arsimit, Evis Kushi, kjo nuk ndikon aspak në proces.

Sot më shumë se 30 mijë maturantë i janë nënshtruar provimit të Matematikës. Testi i tretë i Maturës Shtetërore nisi në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos