Dua Lipa: E shkatërruar nga lajmi i tmerrshëm, lutjet e mia shkojnë për shqiptarët

Nga A2 CNN
26 Nëntor 2019, 13:07 | Aktualitet

Tërmeti që tronditi Shqipërinë këtë të marrë ka tërhequr vëmendjen e mbarë Europës por edhe përtej Atlantikut. Prej andej, ku dy ditë më parë mori pjesë në American Music Awards, këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, ka postuar një “story” në Instagram ku shpreh mbështetjen e saj për shqiptarët, në këtë moment të vështirë.

“E shkatërruar nga lajmi i tmerrshëm. Zemra dhe lutjet e mia shkojnë për popullin shqiptar. Ju dërgoj të gjithë dashurinë time në këtë kohë të vështirë”, shkruan Dua, duke e shoqëruar tekstin me një flamur kuqezi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos