
Atletico Madrid zgjeron edhe më shumë diferencën me ndjekësit në La Liga, pasi triumfoi 0-2 ndaj Sociedad-it, që mban vendin e tretë.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola, ndërsa në 45 minutat e dyta, skuadra e Simeones tregoi vendosmërinë për të marrë pikët e plota ndaj një rivali, që deri në këtë moment në kampionat është treguar tejet i fortë.
Hermoso dhe Llorente ishin autorët e golave që vendosën këtë sfidë në La Liga.
Pas kësaj fitoreje, Atletico ka shkuar në kuotën e 32 pikëve, ndërsa Reali i Madridit mban vendin e dytë me 3 pikë më pak, por Atletico ka edhe një ndeshje të prapambetur. (A2 Televizion)