
Juventus-Napoli, ndeshja e 4 tetorit të kaluar që nxiti shumë debate në Itali, duhet të riluhet.
Ky është verdikti i Gjykatës së Komitetit Olimpik Italian, e cila përmbysi dy vendimet e Gjykatës Federale dhe Gjykatës Sportive të Apelit, të cilat kishin lënë në fuqi fitoren 3-0 në tavolinë për bardhezinjtë.
Me ndryshimin e situatës, Napoli rikuperon edhe një pikë të hequr në renditje, pasi klubi nuk u paraqit në Torino për sfidën, pasi nuk u lejua nga autoritetet rajonale të udhëtonte, për shkak të pandemisë koronavirus.
Hipoteza për datën kur mund të riluhet sfida është 13 janari, duke shtyrë ndeshjet e Kupës së Italisë, ku skuadrat janë të angazhuara. (A2 Televizion)