
Finalja kombëtare e 17-vjeçarëve në Brazil e shndërroi fushën në arenë lufte. Ishte ndeshja e kthimit ndërmjet Atletico Paranaense dhe Fluminense-s.
Sfida ishte e tensionuar, prej nervozizmit të shfaqur në takimin e parë, të fituar 2-1 nga miqtë. Kaq mjaftoi që në fushë të shpërthente një sherr masiv. Ngjarjet e detyruan arbitrin e ndeshjes të ndëshkonte 9 futbollistë me kartonë të kuq, ndërsa një prej lojtarëve të rinj rrezikon përjashtimin përjetë, pasi goditi me shkelm në fytyrë një kundërshtar.
Ngjarja u pa drejt për drejtë në televizion. Tensioni vazhdoi edhe në dhomat e zhveshjes, kur transmetimi u ndërpre pas dorëzimit të titullit për Fluminense-n. (A2 Televizion)