“Shkëmbimi i territoreve ka dështuar”, Kurti: Vuçiç, ende nostalgjik

Nga A2 CNN
7 Janar 2023, 16:49 | Kosova
“Shkëmbimi i territoreve ka dështuar”, Kurti:

Gjatë një interviste për agjencinë e lajmeve Al Jazeera, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se projekti i shkëmbimit të territoreve ka dështuar, por ideja ekziston ende dhe kjo shihet te presidenti serb, i cili është ende nostalgjik për këtë gjë.

“Jam shumë i sigurt se presidenti i Serbisë është nostalgjik për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por, përsëri, ideja s’ka vdekur. Nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilën mund të kemi progres. Shkëmbimi nuk do të ndodh. Shkëmbimi është një formulë për luftë. Kurrë nuk mund të kesh kufi perfekt etnik”, tha Kurti.

Mes të tjerash, Albin Kurti foli dhe për krizën e barrikadave si dhe nevojën për një marrëveshje që të ketë në qendër njohjen reciproke.

“Kriza nuk ka përfunduar ende sepse Kosova dhe Serbia kanë raporte jonormale. Ne kemi nevojë për një marrëveshje për normalizimin e plotë të raporteve, në qendër njohjen reciproke”, përfundoi Kurti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos