Përfundon brenda 8 ditëve spitali në Kinë

Nga A2 CNN
2 Shkurt 2020, 17:33 | Bota

Ka përfunduar spitali i dedikuar për pacientët e prekur nga koronavirusi në Kinë, punimet e të cilit nisën vetëm 8 ditë më parë.

Ndërtimi i spitalit me 1 mijë shtretër në Wuhan ka përfunduar sot, ndërsa do të presë pacientët e parë të prekur me koronavisrus, duke filluar nga dita e hënë, ka raportuar media shtetërore kineze.

Inxhinierë thuajse nga e gjithë Kina u dërguan në Wuhan për të bërë të mundur ndërtimin sa më parë të spitalit, i cili është i dyti i dedikuar për pacientët e prekur nga koronavirusi.

Spitali do të jetë nën kontrollin e ushtrisë kineze, ndërsa Xinhua raporton se pjesa më e madhe e stafit janë të njëjtë me ata që kuruan pacientët e prekur nga SARS-i, 13 vite më parë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/01/29/hapet-spitali-i-pare-per-te-prekurit-nga-koronavirusi-ne-kine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos