Sulm me thikë në Londër, agresori i dënuar për akuzat lidhur me terrorizmin

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2020, 13:44 | Bota
Sulm me thikë në Londër, agresori i dënuar për akuzat

Frika e sulmeve terroriste u rikthye të dielën në Londër, pasi një person plagosi me thikë 3 qytetarë para se të vritej nga policia.

Autori i dyshuar, 20-vjeçari Sudesh Amman, kishte qenë i dënuar për akuza terroriste, dhe ishte liruar vetëm një javë më parë. I riu ishte nën mbikëqyrjen e policisë në momentin e sulmit në jug të Londrës. Autoritetet besojnë se bëhet fjalë për një sulm të lidhur me terrorizmin islamik.

“I dyshuari sapo ishte liruar nga burgu, ku kishte kryer gjysmën e dënimit 3 vjeçar për akuza që lidhen me terrorizmin. Efektivët panë se një pajisje ishte ngjitur pas trupit të tij dhe thirrën menjëherë forcat xheniere për menaxhuar një shpërthim të mundshëm”, deklaroi Lucy d’Orsy, e Policisë së Londrës.

Kryeministri Boris Jonson tha se qeveria do të njoftonte plane të tjera, përveç atyre të shpallur pas sulmit në London Bridge nëntorin e kaluar, të cilat do të sjellin ndryshime thelbësore në sistemin për trajtimin e personave të dënuar për terrorizëm.

https://a2news.com/2020/02/02/sulm-me-thike-ne-londer-disa-te-plagosur-policia-vret-autorin/

Sipas raportimeve, agresori i dyshuar kishte hyrë në një dyqan e kishte filluar të qëllonte njerëzit me thikë. Më pas, doli prej andej, duke plagosur edhe një grua që gjendej jashtë.

Në këtë moment dëshmitarët dëgjuan 3 të shtëna me armë zjarri dhe panë një person të shtrirë në tokë, ndërkohë policia afrohej dhe u kërkonte të pranishmëve të largoheshin nga zona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos