Duket sikur po fle, por kjo laureshë ka 46 mijë vjet

Nga A2 CNN
21 Shkurt 2020, 15:45 | Lifestyle

Duket një zog që po fle, por gjumi i saj, sipas paleontologëve, ka zgjatur 45mijë vjet. Në një tunel të gërmuar nga kërkuesit e fildishit të mamutëve në Siberi, ka dalë në pah trupi i brishtë i një laureshe (Alauda Arvanensis), në një nga zbulimet më të bujshme të viteve të fundit.

Vendndodhja e zbulimit është lokaliteti Belaya Gora, një vend tejet i izoluar i Siberisë veri-lindore, ku shpesh herë ka zbulime të tilla për shkak të ngrohjes së temperaturave gjatë viteve të fundit.

https://a2news.com/2020/02/11/ne-kerkim-te-dhembeve-te-mamutheve-jeta-e-mundimshme-e-minatoreve-ruse/

“Ky shpend i vogël pothuajse i paprekur ka jetuar i rrethuar nga mamutë dhe luanë prehistorikë. Ishte femër dhe ka ngordhur për shkaqe natyrore, dhe menjëherë ka ngrirë”, tha paleontologu suedez Love Dalen, që ka studiuar laureshën e quajtur, me të drejtë “zogu i akullt”.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos