Dumani merr detyrën si kreu i SPAK, paralajmëron luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët

Nga A2 CNN
19 Dhjetor 2022, 11:47 | Aktualitet
Dumani merr detyrën si kreu i SPAK, paralajmëron luftë agresive

Altin Dumani mori zyrtarisht detyrën si drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme. Dumani tha se nga ky moment nis një fazë e dytë për SPAK. Paralajmëron luftë agresive ndaj korrupsionit për zyrtarët e çdo niveli dhe krimi të organizuar.

“Pas këtyre viteve, Prokuroria e Posaçme do të kalojë në një fazë tjetër, që është ajo e një lufte më agresive ndaj korrupsionit të zyrtarëve të çdo niveli dhe korrupsioni. Kemi një prokurori në funksion të plotë, kemi BKH dhe kemi fituar eksperiencë në këto 3 vite. Inkurajoj dhe nxis secilin prej jush duke punuar në grup si një skuadër e vetme të tregojmë që jemi të aftë të dënojmë çdo shkelës ligji pavarësisht pozitës së tij. Nuk duhet të harrojmë detyrimin që kemi që përmes punës tonë, të kemi SPAK që publiku të ketë besim dhe të kontribuojmë për procesin e integrimit të vendit tonë. Ju garantoj se do të jem në krahun tuaj në përballimin e sfidave që na presim përmes kontributit konkret, si dhe duke iu krijuar kushtet të ushtroni detyrën tuaj pa u ndikuar nga askush, por duke qenë besnikë vetëm te ligji”, u shpreh Dumani.

Paraardhësi i tij në këtë detyrë Arben Kraja shprehu besimin se Dumani do ta çojë në nivel tjetër SPAK-un.

Altin Dumani u zgjodh në krye të SPAK të premten duke marrë 5 vota nga 10 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që morën pjesë në zgjedhjen e kryeprokurorit të Prokurorisë së Posaçme. Ndërsa Edvin Kondili u rendit i dyti me 4 vota dhe Adnan Xholi mori vetëm një votë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/12/16/kandidati-per-kreun-e-spak-altin-dumani-nuk-e-shoh-si-nje-vend-pune-por-si-nje-mision/
https://a2news.com/2022/12/16/koha-e-pandeshkueshmerise-ka-marre-fund-ambasada-e-shba-pergezon-zgjedhjen-e-dumanit-ne-krye-te-spak/

A2 CNN Livestream

Latest Videos