
Trupi i një të riu është gjetur sot pa jetë në plazhin e Durrësit.
Sipas informacioneve, bëhet fjalë për një shtetas 26-vjeçar, me inicialet E.Xh, banues pikërisht në qytetin bregdetar.
Trupi i tij është gjetur në lagjen nr.1, në breg të detit, pa shenja të dukshme dhune, ndërkohë që dyshohet për një arrest kardiak për shkaqe ende të panjohura.
Grup hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)