Tritol në Tiranë, sulmohet biznesi privat

Nga A2 CNN
19 Tetor 2022, 00:53 | Kronikë
Tritol në Tiranë, sulmohet biznesi privat

Një sasi tritoli është hedhur gjatë natës në kryeqytet. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sheshin Wilson, në një biznes privat që ndodhet në afërsi të selisë së Partisë të Lirisë.

Sipas burimeve të A2 CNN, autori dyshohet se është një person me kapuç dhe është larguar me një golf ngjyrë të zezë.

Forcat e rendit ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar dinamikat e ngjarjes, që ka si pasojë vetëm dëme materiale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos