
Policia ka dhënë detaje për ngjarjen e ndodhur në mesnatë, ku një sasi tritoli shpërtheu në rrugën “Sami Frashëri”.
Policia bën të ditur se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 00:15, në rrugën "Sami Frashëri", në dyqanin kozmetik të shtetases E.P.
Ndërkohë, sipas burimeve të A2 CNN, autori dyshohet se është një person me kapuç dhe është larguar me një golf ngjyrë të zezë. (A2 Televizion)