Dush para pishinës për të shmangur infeksionet e lëkurës

Nga A2 CNN
15 Korrik 2019, 10:07 | Sociale
Dush para pishinës për të shmangur infeksionet e

Stina e nxehtë sjell edhe frekuentimin e shpeshtë të pishinave, por sa të sigurta janë ato?

Inspektorët kontrolluan cilësinë e ujit në një prej pishinave të Tiranës, siç kanë bërë me 33 të tilla, ndërsa u mbeten pa inspektuar edhe 10 nga 43 pishinat që ndodhen brenda qarkut.

Në momentin kur sasia e klorit është poshtë apo lart sasisë së lejuar, atëherë ka pasoja. Duket se edhe banorët e Tiranës u druhen infeksioneve të tilla dhe i shmangin pishinat.

Kriteri kryesor për të shmangur çdo lloj infeksioni mbetet një dush para zhytjes në pishinë.

Këshillat e specialistëve frenojnë disi rrezikun, por ata shtojnë se pas çdo shqetësimi serioz, çdokush që ka irritim të lëkurës, duhet të vizitohet patjetër tek mjeku përkatës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos