
Të rinjtë shqiptarë njohin më mirë gjuhën e huaj dhe gjithnjë e më pak shqipen. Këtë fakt e tregojnë rezultatet e provimeve të maturës shtetërore, që nxjerrin problemet në shkolla e tekste, ndërsa shpërblehet investimi I prindërve ndër vite për gjuhët e huaja.
Këtë vit maturantet kanë dalë më mirë në testimin e gjuhës së huaj dhe matematikes dhe më dobët në gjuhë shqipe e letërsi.
Në provimin e anglishtes 63 maturante kanë marrë pikët maksimale të testit dhe 10 absolute, 31 në matematike, ndërsa në gjuhë shqipe e letërsi asnjë gjimnazist në rang nuk ka arritur maksimumin e pikëve.
Por për profesorët e letërsisë e dhe gjuhës shqipe, rezultatet e kësaj mature nuk janë vetëm shifra. Shefja e departamentit të letërsisë në fakultetit filologjik Lili Sula thotë se kjo vjen për shkak të problemeve të teksteve, nivelit të mësuesve dhe politikave jo të mira të ministrisë.
Shefja e departamentit të letërsisë i cilëson të dështuara politikat e ministrisë në arsimin para universitar dhe atë të lartë. “Boll dhe mjaft me reforma politike dhe fushatore”, thotë ajo.
Këto rezultate sipas saj duhet të pasohen nga një analizë e thellë dhe ndryshime. Ndërkohë kjo maturë shënoi edhe mbylljen e ciklit të parë të kurikulës ku gjuha shqipe dhe letërsia janë lëndë më vete. (A2 Televizion)