Dy ankimet në KAS, PD në “dorë” të Ilirjan Rusmalit dhe Koli Beles

Nga A2 CNN
12 Mars 2023, 16:06 | Politikë
Dy ankimet në KAS, PD në “dorë” të Ilirjan

Koli Bele do të jetë relatori i kërkesës ankimore të Enkelejd Alibeajt, i cili çoi në KAS vendimin e Celibashit për mosregjistrimin e PD-së.

Strukturës ankimuese i është drejtuar edhe grupimi i Sali Berishës, i cili kërkon të regjistrojë PD-në në emër të tij, pavarësisht vendimit të Gjykatës së Apelit ku këtë të drejtë ia la Enkelejd Alibeajt.

Pas hedhjes së shortit, relator i kësaj çështjeje ra Ilirjan Rusmali dhe dy relatorët pritet të thërrasin seancën publike për të marrë edhe vendimin sa i takon ngërçit të krijuar për regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore të 14 majit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/11/pd-con-ne-kas-ankimin-kunder-celibashit-u-fsheh-ne-pritje-qe-vendimet-e-tij-ti-marrin-te-tjeret/

A2 CNN Livestream

Latest Videos