Dy gëzime në një ditë, Berisha publikon foton e familjes me urimin e veçantë

Nga A2 CNN
5 Korrik 2022, 11:15 | Lifestyle

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë në rrjetet sociale një foto familjare ku shfaqet krah bashkëshortes së tij, Liri Berisha dhe dy fëmijëve, Shkëlzen Berisha dhe Argita Berisha.

Ai ka uruar bashkëshorten e tij për 74-vjetorin e lindjes dhe kujton 51-vjetorin e martesës.

“Mirëmëngjes miq, sot familja jonë feston 74-vjetorin e më të mirës së familjes tonë, Lilit, por edhe 51-vjetorin e martesës tonë. Gëzuar Lili! Së bashku edhe shumë e shumë vite tjera”, shkruan Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos