Dy gola të Onsimhen si mjaftojnë Napolit në Bologna

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 17:10 | Futboll
Dy gola të Onsimhen si mjaftojnë Napolit në Bologna

Në ndeshjen e parafundit në Seria A, kampionët e Napolit nuk kanë mundur të dalin me pikë të plota nga transferta e vështirë e Bologna-s, ndeshje e mbyllur në barazim 2-2.

Kampionët e rinj të Italisë ishin në avantazh të dy golave të realizuar nga sulmuesi i tyre nigerian, por nuk mundën të dilnin me 3 pikë nga kjo transfertë.

Bologna, e cila po i bën një mbyllje të shkëlqyer kampionatit, arriti të shënojë dy herë. Fillimisht ishte Ferguson që ngushtoi shifrat dhe më pas De Silvestri barazoi rezultatin.

Më herët, Verona-Empoli u mbyll në barazim 1-1, ndërsa në mbrëmje Juventusi do të presë Milanin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos