Mrekulli në Majemi, Boston shpëton për një të dhjetën e sekondës

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 08:21 | Futboll
Mrekulli në Majemi, Boston shpëton për një të

Duhej dhe 0,1 sekonda nga përfundimi i ndeshjes Miami Heat-Boston Celtics, me vendasit që kryesonin 103-102, kur Derrick White shënoi koshin që i dha fitoren 103-104 Bostonit dhe e shpëtoi këtë ekip nga eliminimi.

Me serinë e ndeshjeve të Finales së Konferencës së Lindjes në NBA që ishte 3-2 për Miami Heat, Boston ishte e eliminuar kur duhej edhe një e dhjeta e sekondës nga fundi i përballjes, por “koshi mrekulli” barazoi serinë në 3-3 dhe e dërgoi atë në ndeshjen e shtatë, ku do të vendoset finalisti që do të luajë përballë Denver Nuggets, ekipin që mposhti pa probleme Los Angeles Lakers.

Të martën, në orën 02:30 me orën shqiptare, do të luhet ndeshja e 7, në Boston. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=ASsKgkBsQs4

A2 CNN Livestream

Latest Videos