Myrto Uzuni propozon partneren e tij në mesin e fushës

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 09:27 | Futboll

27 maj 2023 do të mbetet një ditë speciale për Myrto Uzunin.

Pasi u shpall kampion me Granadën në kategorinë e dytë spanjolle, u ngjit në LaLiga si dhe fitoi çmimin “Këpuca e Artë” si golashënuesi më i mirë i kampionatit, sulmuesi shqiptar vendosi të bënte hapin e madh edhe në jetën private.

Uzuni propozoi për martesë, në fushën e lojës, partneren e tij Uarda Hyseni, duke rrëmbyer totalisht skenën në këtë mbrëmje magjike.

“Uarda, do të martohesh me mua?”, ishte fraza që u shfaq në ekranin e stadiumit të Granadës. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/27/dikush-te-ndale-kete-djalosh-myrto-uzuni-shenon-serish-golashenuesi-me-i-mire/

A2 CNN Livestream

Latest Videos