'Hirushja' Luton Town, të jetosh brenda stadiumit më të ri të Premier League

Nga A2 CNN
28 Maj 2023, 14:14 | Futboll

Nga liga amatore në Premier League në më pak se një dekadë. Ky është udhëtimi i jashtëzakonshëm i Luton Town.

Hirushja e Championship për këtë sezon ia doli të mposhtë Coventry City-t me penallti në Wembley duke fituar një biletë për të luajtur mes gjigandëve të futbollit anglez në sezonin 2023-2024.

Por pa dalë ende dehja nga kjo arritje, klubi ka kuptuar se stadiumi i tyre në Kenilworth Road nuk është gati që të jetë mikpritës i elitës së Premier League.

Kjo është arsyeja pse Luton Toën parashikon që të shpenzojë deri në 10 milionë paund para se të fillojë sezoni.

Me një kapacitet prej vetëm 10,356, Kenilworth Road do të jetë stadiumi më i vogël i Premier League sezonin e ardhshëm, duke mposhtur Stadiumin Vitality të Bournemouth që ka 11,379 ulëse.

Ne kemi rreth 8 milionë paund, ndoshta 10 milionë që do t’i shpenzojmë për përmirësimin e stadiumit. Pak a shumë ka të bëjë me rindërtimin e një tribune në më pak se tre muaj, një detyrë që tashmë ne e kemi marrë në dorë. Duhet thjesht të pajtohemi me kërkesat e transmetimit të Premier League dhe disa kërkesa të objekteve që nevojiten”, tha CEO i klubit, Gary Sweet, në një intervistë për mediat angleze.

Përveç kapacitetit të ulët, stadiumi është bërë i famshëm në rrjet për shkak të Oak Road, ku rreshti i shtëpive viktoriane me tarraca me tulla të kuqe është prerë përgjysmë për t’i hapur rrugën për dy hyrjeve për fansat në tribunën përkatëse.

Banorët që jetojnë në këtë rrugicë e dritaret e të cilëve kanë pamje nga fusha e blertë shprehen për mediat angleze se topat e futbollit iu thyejnë dritaret, ndërsa kanë vështirësi edhe me parkimin në ditët kur luhen sfidat.

Shtëpia e Luton Town u ndërtua në vitin 1905 dhe është një nga më uniket në ligën e futbollit. Tifozët vizitorë ngjiten në shkallët metalike blu të ndezura të vendosura mbi kopshtet e banorëve për të hyrë në tribunë, ndërsa oborret nga shtëpitë ngjitur kthehen në stadium.

Për vendasit që jetojnë në rrugë, mendimi i lëvizjes së ekipit në një terren të ri ngjall ndjenja të përziera.

Shtëpia e familjes së Abdul Aliut është disa metra larg hyrjes në Oak Road. “Kam jetuar këtu gjithë jetën time këtu”, thotë ai për The Sun.

Deri rreth shtatë vjet më parë ishte vërtet e lehtë për të parë në stadium. Dikur kishim topa futbolli që thyenin dritaren tonë herë pas here. Ishte disi e bezdisshme në atë kohë, dikur e çmendte babanë tim. Ne u ankuam dhe klubi më në fund vendosi rrjetë dhe disa hekura të valëzuar për ta ndaluar. Kjo do të thotë që pamja ime e fushës është zhdukur nëse nuk kërcej lart e poshtë në shtratin tim. Pastaj mund të shoh pak bar, por jo mjaftueshëm për të parë ndeshjen nga dhoma e gjumit”, rrëfen ai.

Në ditët e ndeshjeve, Abdul thotë se ka gjithmonë një det policie në rrugë. “Unë dola gjatë ndeshjes të së dielës për të marrë pak ushqim dhe më pas policia më shoqëroi përsëri në shtëpinë time”, shprehet Ali.

Një nga hyrjet unike në Oak Road ofron akses në The Bobbers' Club  pjesë e fushës së futbollit të Luton Toën për 89 vjet.

Duke dalë nga rruga ku çmimet e shtëpive kushtojnë mesatarisht 222,500 £ tifozët çohen në një rrugicë të vogël përpara se të ngjiten në shkallët e hekurta në një tarracë që të çon në Oak Stand.

Kopshti i mamasë së katër fëmijëve Anu ndodhet posht tribunës dhe ajo i ka treguar gazetarëve se topat e gjuajtur fort nga futbollistët shpesh përfundojnë te bahçja e saj.

"Ata kanë kërkuar ndonjëherë topin. Në shumicën e rasteve ne i kemi mbajtur", pranon ajo.

52-vjeçarja thotë se familjet vendase në zonë shihnin falas ndeshjet e klubit, por kjo nuk ka ndodhur më që nga Covid.

"Dhoma e gjumit e djalit tim në papafingo i mundëson atij të shohë pak nga fusha në mënyrë që ndonjëherë të mund të shohë ndeshjet falas”, zbulon ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos