
Interi dhe Lazio e mbyllin përballjen e tyre në barazim, pas një ndeshje me emocione dhe shumë kartonë, edhe të kuq.
Ekipi i Antonio Contes pas një fillim pjese të parë të ekuilibruar, kalon në avantazh në minutën e 30-të falë një goli të argjentinasit Lautaro Martinez.
Interi merr drejtimin e lojës por nuk arrin të dyfishojë me Lukakun që gaboi disa raste. Pjesa e dytë është më e luftuar dhe nervoze. Serbi Milinkovic-Savic barazon me një goditje me kokë, ndërkohë që kryeqytetasit mbeten në 10 për një reagim të Ciro Immobile ndaj Vidal.
Sfida mbetet në ekuilibër me raste nga të dy anët, ndërkohë që edhe Stefano Sensi përjashtohet për një reagim. Interi merr në fund edhe një shtyllë me Brozovic, por fati është me portierin kuqezi Strakosha. Një barazim i drejtë, ndoshta i penalizuar nga vendimet e arbitrit. (A2 Televizion)