Ishte veshur si “bad boy”, Presidentit të Interit i ndalohet hyrja në stadium

Nga A2 CNN
28 Prill 2023, 19:16 | Futboll
Ishte veshur si “bad boy”, Presidentit të Interit i ndalohet

Presidenti i Interit, Steven Zhang nuk u njoh nga stafi në stadiumin "Carlo Castellani" dhe fillimisht u ndalua të hynte për të parë ndeshjen kundër Empolit.

Zikaltërit arritën një fitore 0-3 jashtë fushe me skuadrën toskane fundjavën e kaluar, me golat që u shënuan nga Romelu Lukaku dhe Lautaro Martinez, duke lejuar skuadrën të rikthehet te fitorja pas një serie të dobët.

Siç raportohet nga La Repubblica, Zhang nuk u njoh teksa hyri në stadiumin Carlo Castellani për shkak të veshjeve të tij në stilin e reperit, duke bërë që stafi ta ndalonte atë të pozicionohej në vendin e tij.

Gabimi u kuptua shpejt dhe ai u lejua të ulej në vendin e tij, duke e lejuar të ndiqte nga afër dhe të shijonte fitoren e Interit ndaj Empolit, një rezultat i rëndësishëm në luftën e tyre për një renditje në top katërshe. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos