
Ernest Muçi dhe Sokol Cikalleshi janë rikthyer tek goli në ekipet ku ata militojnë këtë të premte.
Sulmuesi kavajas gjeti dy herë rrjetën në ndeshjen që Al Khaleej luajti në trasfertë përballë Al Feiha.
Një tjetër gol që sjell sinjale të mira dhe për trajnerin e kombëtares, Sylvinho vjen nga Polonia, ku Ernest Muçi, ndonëse hyri si zëvendësues dyfishoi rezultatin për Legia përballë Wisla Plock. (A2 Televizion)