
Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon atmosferën e krijuar në qytetin-port të Mariupol-it për Krishtlindje, vetëm dy muaj përpara se Rusia të niste atë që e quan “operacion special ushtarak.”
Pamjet, që u filmuan në dhjetor të vitit që shkoi, tregojnë ndërtesa të “ndezura” nga dritat e festave dhe pemë Krishtlindjesh të vendosura nëpër qytet.
Kujtojmë se Mariupol-i ka qenë në shënjestrën e Vladimir Putinit që prej nisjes së luftës dhe qyteti është përballur me një breshëri sulmesh.
Përpara luftës Mariupol ka pasur një popullatë prej 400 mijë banorësh. Por numri i popullsisë është ulur në mënyrë dramatike në më pak se një të katërtën e popullsisë fillestare. (A2 Televizion)