
Një numër i lartë civilësh në Ukrainë po përpiqen të largohen nga vendi në pikën kufitare me Moldavinë.
Lëvizja e re migratore po ndodh pasi Ukraina pretendon se Moska ka vendosur "pajisje shpërthyese" në çatinë e stacionit të energjisë bërthamore në Zaporizhzhia.
Zërat vijnë në një kohë kur Presidenti Volodymyr Zelenskyy paralajmëroi se provokime të rrezikshme nga rusët po ndodhin në objektin e rëndësisë së veçantë.
Në lidhje me çështjen Zelenskyy ka thënë: “Tani kemi informacion nga inteligjenca jonë se trupat ruse kanë vendosur objekte që ngjasojnë me eksploziv në çatinë e disa njësive të energjisë të termocentralit bërthamor Zaporizhzhia. Ndoshta për të simuluar një sulm ndaj uzinës. Ndoshta ata kanë ndonjë skenar tjetër".
Ndërkohë, forcat e armatosura të Ukrainës cituan të dhëna operative që kanë thënë se pajisjet ishin vendosur në çatinë e reaktorit të tretë dhe të katërt të uzinës të martën, duke shtuar se një sulm ishte i mundur në të ardhmen.
Gjatë gjithë luftës, ekspertët bërthamorë kanë paralajmëruar vazhdimisht për një fatkeqësi të mundshme në uzinën e pushtuar nga Rusia në Ukrainën jugore.
Sakaq, në krahun tjetër, Kremlini akuzon Kievin se po planifikon një sulm të tillë. Një këshilltar i operatorit të energjisë bërthamore të Rusisë, Rosenergoatom, tha se Ukraina planifikoi të hedhë municione të mbushura me mbetje bërthamore të transportuara nga një tjetër prej pesë stacioneve bërthamore të vendit në termocentral.
Renat Karchaa, u citua nga mediat ruse të ketë thënë se ushtria e Ukrainës do të përpiqet të sulmojë fabrikën ditën e sotme "duke përdorur pajisje precize me rreze të gjatë dhe drone sulmuese kamikaze".
Paralajmërimet e fundit nga të dyja palët kanë bërë kështu që një numër i madh ukrainasish të largohen nga vendi. (A2 Televizion)