Tre persona sulmohen nga peshkaqenët në ujërat e Nju-Jorkut

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 08:08 | Bota
Tre persona sulmohen nga peshkaqenët në ujërat e Nju-Jorkut

Tre notarë u sulmuan nga peshkaqenët në ujërat e shtetit të Nju-Jorkut. Mediat ndërkombëatre bëjnë të ditur se një djalë 15-vjeçar u sulmua nga një peshkaqen pasditen e së hënës teksa po bënte sërf në brigjet e Fire Island. Ndërsa dy notarë u sulmuan nga peshkaqenë në brigjet e Long Island, të martën.

Në dy ditët e fundit, janë regjistruar gjithsej 5 episode. Personat e sulmuar pësuan lëndime me ashpërsi të ndryshme në gjymtyrë, por ato nuk janë kërcënuese për jetën.

Frekuenca e sulmeve të regjistruara, ditët e fundit, është e paprecedentë në shtetin e Nju-Jorkut. Sipas ekspertëve shkaku do të ishte një përmirësim i cilësisë së ujit dhe një rritje e numrit të peshqve me të cilët ushqehen peshkaqenët.

Pas një sërë sulmesh, vitin e kaluar, zyrtarët e parqeve shtetërore kanë shtuar patrullimet dhe kanë vendosur më shumë drone për të vëzhguar ujërat për rrezik të mundshëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos