Izraeli dhe Gaza shkëmbejnë zjarr teksa fillon tërheqja nga Jenini

Nga A2 CNN
5 Korrik 2023, 07:51 | Bota
Izraeli dhe Gaza shkëmbejnë zjarr teksa fillon tërheqja nga

Të gjitha forcat izraelite janë tërhequr nga Jenini në Bregun Perëndimor të pushtuar, tha ushtria izraelite, duke i dhënë fund një operacioni dyditor që vrau të paktën 12 palestinezë, plagosi rreth 100 të tjerë dhe shkaktoi shkatërrim të gjerë në kampin e refugjatëve të Jeninit.

Mediat lokale raportuan se zëdhënësi i ushtrisë izraelite, gjeneral brigade Daniel Hagari e bëri njoftimin, sipas një raporti në radiostacionin e ushtrisë. Një ushtar izraelit u vra gjatë operacionit në Jenin.

“Të gjitha forcat janë larguar nga Jenin. Ne kemi përfunduar operacionin, qëllimet e tij janë arritur”, tha zëdhënësi kryesor i IDF-së, kundëradmirali Daniel Hagari.

Të paktën 12 persona, nga mosha 16 deri në 23 vjeç, u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën pasi forcat izraelite nisën operacione në shkallë të gjerë në kamp këtë javë, thanë zyrtarët palestinezë. Izraeli tha se kishte në shënjestër terroristët palestinezë dhe një nga ushtarët e tij u vra në operacion.

Ushtria izraelite thotë se ka kryer sulme ajrore në Gaza në orët e para të së mërkurës, si përgjigje ndaj sulmit me raketa të lëshuara në drejtim të territorit izraelit, të cilat të gjitha u kapën.

“Forcat e Mbrojtjes së Izraelit janë aktualisht në shënjestër Rripin e Gazës”, njoftoi ushtria.

Sipas një burimi palestinez të sigurisë, një lokacion ushtarak i Hamasit në Gazën veriore u godit, por pa shkaktuar asnjë lëndim.

UNICEF, agjencia e OKB-së për fëmijë, raportoi se të paktën tre fëmijë humbën jetën në Jenin, ndërsa shumë të tjerë u plagosën mes përleshjeve të vazhdueshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/07/04/hakmarrje-palestineze-ndaj-izraelit-7-te-plagosur-ne-nje-sulm-me-makine-dhe-thike-ne-tel-aviv/

A2 CNN Livestream

Latest Videos